Presidentja e PE vizitë në Kiev: Ukraina e ka vendin në Bashkimin Evropian

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola ka mbërritur në Ukrainë vonë të premten mbrëma.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Metsola u shpreh se ndjehet shumë mirë që është kthyer në Ukrainë, duke i konsideruar ukrainasit heronj të cilët nuk dorëzohen.

Metsola nënvizoi se Ukraina e ka vendin e saj në Bashkimin Evropian.

“Ndihem mirë të kthehem në Ukrainë dhe të jem me këta njerëz të guximshëm që frymëzuan botën. Me këta heronj që refuzojnë të dorëzohen. Me ata që sakrifikuan gjithçka për vlerat tona. Me evropianët, shtëpia e të cilëve është në BE-në tonë”, shkroi presidentja e PE në Twitter.

Ajo është takuar me kryetarin e parlamentit të Ukrainës, Ruslan Stefanchuk.

“E ardhmja e Ukrainës është si një anëtare e Bashkimit Evropian. Ne do të jemi gjithmonë pranë jush. Është kënaqësi të shoh përsëri mikun tim Ruslan Stefanchuk”, tha Roberta Metsola. /abcnews.al

Read Previous

OKB: Mbi një milion lloje të florës dhe faunës së egër rrezikojnë të zhduken

Read Next

Po shkëlqen me Mallorcan, Sevilla e bën prioritet transferimin e Vedat Muriqit