Presidenti i Maltës sot viziton Kosovën

Presidenti i Maltës, George Vella sot do ta vizitojë Kosovën, së bashku me delegacionin e tij shoqërues.

Policia ka njoftuar se gjatë kësaj vizite, do të ketë ndërprerje të përkohshme të disa segmenteve rrugore.

“Policia e Kosovës,  gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë. Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore, kryesisht në kryeqytet ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete”, thuhet në komunikatë.

Bëhet e ditur se do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante.

“Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik”, thuhet tutje në komunikatë. /Klankosova.tv/

Read Previous

​Qeveria ndan 19 milionë euro për këto dy kategori

Read Next

Osmani: Me përfshirjen e grave në proceset e paqes dhe sigurisë, rriten shanset për paqe të qëndrueshme