Policia shqipton mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

1 mijë e 872 gjoba trafiku janë shqiptuar nga Policia e Kosovës në 24 orët e fundit.

Ndërkaq, për mosrespektim të masave kundër COVID-19, është shqiptuar vetëm një gjobë.

Gjatë kësaj periudhe ka ndodhur një aksident me fatalitet, 17 me të lënduar dhe 52 me dëme materiale.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë arrestuar 23 persona dhe 13 janë dërguar në mbajtje.

Read Previous

Mahir Domi, dijetari dhe intelektuali shqiptar

Read Next

Momenti kur forcat ruse rrëmbejnë kryebashkiakun e Melitopolit (VIDEO)