Një fëmijë dyshohet për kequshqyerje dhe keqtrajtim fizik në Gjakovë.
Dyshimet u ngritën pas trajtimit mjekësor që iu bë fëmijës.
Raporti i Policisë së Kosovës:
“Gjakovë, 19.08.2024-10:00. Më 13.09.2024 është hapur rasti i lartpërmendur pasi, gjatë trajtimit mjekësor në Spitalin e Gjakovës, mjekja shfaqi dyshime se përveç kequshqyerjes, fëmija mund të jetë edhe viktimë e keqtrajtimit fizik. Lidhur me këtë rast, është informuar Qendra për Punë Sociale. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e policisë. /tvsyrivision/