Policia konfiskon kokainë, marihuanë e armë

Pas masave të fshehta të hetimit ndaj dy të dyshuarave meshkuj kosovarë, mbrëmë në Pejë është ekzekutuar urdhëri për kontroll, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provës materiale kokainë, marihuanë, fishekë, relole.

Sipas Policisë, kanë konfiskuar 838.2 gram marihuanë, kokainë 2.3 gram, 20 fishekë cal.7.62 mm, 10 fishekë cal.9 mm, një revole, dy peshore digjitale, një mulli për bluarjen e marihuanës, një veturë me targa vendore dhe 315 euro para të gatshme.

Me vendim të prokurorit kujdestar, dy te dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /KosovaPress/

Read Previous

Si mund BE-ja të reformojë politikën e saj të jashtme ndaj Ballkanit Perëndimor?

Read Next

Borrell zhvillon takim me liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën