Të mërkurën rreth orës 12:00 u raportua se në rrethana të panjohura, në minierën e Trepçës ka shpërthyer një cisternë me acid ku lëndime trupore kanë pësuar 12 persona.
Sipas njoftimit të Policisë, të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ku pas tretmanit dy janë ndaluar në trajtim të mëtutjeshëm ndërsa 10 janë liruar në shtëpi.
Tutje policia thekson se në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa rasti i cili është cilësuar si “lëndim aksidental” është duke u hetuar. /RTK/