Policia e Kosovës ka filluar me kontrolle të shtuara të transportit publik

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë po implementon plane të ndryshme operative në ngritjen e sigurisë rrugore edhe gjatë sezonit dimëror. Në vazhdën e planeve  nga 1 dhjetori i këtij viti  njësia e trafikut ka fillar me kontroll të shtuar të transportit publik, me qëllim të ngritjes së sigurisë rrugore.

Që nga fillimi i këtij plani policia ka vazhduar edhe me shqiptimin e gjobave ndëshkuese ndaj kundërvajtësve të ndryshëm. Kapiten Sahatqija tha se për 7 ditë janë shqiptuar rreth 1 mijë gjoba.

Drejtortia Rajonale e Policisë në  Gjakovë jme të gjitha njësitet e saj do të vazhdon me aktivitete të ndryshme në aspektin e ngritjes së sigurisë rrugore, me qëllim të parandalimit të aksidenteve rrugore.Përveq masave në trafikun rrugor, paralelisht po monitorohet edhe respektimi i masave anti-covid, thonë zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Read Previous

De Riu: Kosova menaxhoi pandeminë më mirë se vendet e rajonit

Read Next

Erërat e shiu i shkaktuan dëme familjes Binaku