AI hyn fuqishëm në Hollywood, Netflix e përdor në qindra filma
Një person ka vdekur dhe pesë të tjera janë lënduar në një aksident trafiku mes një veture dhe një autobusi në fshatin Dollc të Klinës, mëngjesin e sotëm, më 21.08.2025.
Policia bën të ditur se automjetet e përfshira ishin me targa vendore.
Sipas tyre, aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i veturës ishte duke qarkulluar në drejtimin Prishtinë-Pejë dhe pasi ka arritur në fshatin Dollc, duke mos iu përshtatur shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin dhe ka goditur autobusin në pjesën ballore.
“Si pasojё e aksidentit, drejtuesi i automjetit pёr shkak tё lёndimeve trupore ka ndёrruar jetё, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa lëndime trupore kanё pёsuar pesё persona, tё cilёt janё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor”- thuhet në njoftimin e Policisë.
Siç njofton Policia, me urdhër të prokurorit të shtetit, i cili po ashtu thuhet se ishte në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për obduksion. /Kallxo.com