Trump: Të gatshëm të ndihmojnë Venezuelën pas tërmeteve shkatërrimtare
Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra raste në komunikacion dhe janë shqiptuar gjoba të shumta për shkelje të rregullave të trafikut.
Sipas raportit 24-orësh, nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 31 aksidente me persona të lënduar dhe 33 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve në terren, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 1.979 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve për shkelje të dispozitave ligjore në komunikacion.
Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 33 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Prej tyre, 20 persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy persona janë dërguar në vuajtje të dënimit me vendim të organeve kompetente. /RTKlive