Çitaku-Haxhiut: UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet, prioritetet i përcakton populli
Presidenti amerikan, Donald Trump tha të mërkurën se presidenti Volodymyr Zelensky “po ia del mjaftë mirë”, duke iu referuar luftës Rusi-Ukrainë.
“Ai po reziston”, tha presidenti amerikan, duke iu referuar homologut të tij ukrainas në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, shkruan euronews.
Javën e kaluar, në samitin e G7 në Evian të Francës, presidenti amerikan duket se mori një kthesë të papritur në favor të Kievit.
Republikani, i cili vazhdon të thotë se ka një marrëdhënie të mirë me homologun e tij rus Vladimir Putin, pati një diskutim të gjatë me presidentin ukrainas Zelensky dhe presidentin francez, Emmanuel Macron.
Ky i fundit e përshkroi G7-ën si një “sukses”, veçanërisht për “Ukrainën”, duke pretenduar se kishte një “ndryshim shumë themelor në qasje” nga homologu amerikan i Trump. /Euronews/