Policia e Kosovës: 136 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, shqiptohen 2750 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 54 aksidente me të lënduar dhe 82 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2750 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 44 persona, 24 i ka dërguar në mbajtje dhe 2 në vuajtje të dënimit. /RTKlive

Read Previous

SHBA-ja ndan 242 milionë dollarë ndihmë për epideminë e Ebolës në Afrikë

Read Next

Vance: Jemi në mes të një situate komplekse me Iranin