Policia e Kosovës: 116 aksidente trafiku dhe 2,763 gjoba të shqiptuara në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, në këtë periudhë nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 37 aksidente me të lënduar dhe 79 të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2763 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 14 persona, 9 i ka dërguar në mbajtje dhe tre në vuajtje të dënimit. /RTKlive

Read Previous

Barcelona rrit ofertën për Julian Alvarezin, Atletico kërkon 500 milionë euro

Read Next

Çmimet e derivateve – nafta sot një cent më shtrenjtë se dje