Çmimet e derivateve – nafta sot një cent më shtrenjtë se dje

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë gjatë ditës së sotme deri nesër në orën 10:00.

Sipas këtij vendimi, çmimi maksimal për naftën (dizelin) shkon në 1.74 euro për litër, një cent më shtrenjtë se një ditë më parë, ndërsa benzina do të tregtohet deri në 1.51 euro për litër, që i bie si një ditë më parë.

Ndërsa, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.60 euro për litër, ashtu si ishte një ditë më parë. /RTKlive

Read Previous

Policia e Kosovës: 116 aksidente trafiku dhe 2,763 gjoba të shqiptuara në 24 orët e fundit

Read Next

Rama: Brenda 2028-ës synojmë që ushtria shqiptare të pajiset plotësisht me mjete “Made in Albania”