Boca Juniors ngeci në një barazim pa gola në transfertën ndaj Gimnasia La Plata, ndërkohë që një tifoz (Cesar Regueiro) ka humbur jetën!
Ndeshja u ndërpre në minutën e nëntë, pasi shumë tifozë vendas (pa bileta) u përplasen me policinë, pasi donin të futeshin me çdo kusht në stadium, edhe pse dyert ishin mbyllur.
Shumë prej tyre u dëmtuan, teksa nuk munguan plumbat, gazi lotsjellës, shkopinjtë e gomës dhe dhuna nga ana e forcave policore, situatë që shkaktoi kaos, panik dhe trishtim të madh.
Tifozë në tribuna, për shkak të gazit, u përpoqën të gjenin strehim në mes të fushës ose të gjenin rrugën e shpëtimit nga daljet e stadiumit, të cilat megjithatë u bllokuan për të mos lejuar që njerëzit të hynin pa bileta.
Tifozë në tribuna, për shkak të gazit, u përpoqën të gjenin strehim në mes të fushës ose të gjenin rrugën e shpëtimit nga daljet e stadiumit, të cilat megjithatë u bllokuan për të mos lejuar që njerëzit të hynin pa bileta./Botasot/