Policia e Kosovës ka arrestuar një serb të martën e kaluar në Novosellë, sepse dyshohet që ka kaluar kufirin ilegalisht.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24-orësh të PK-së.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, pasi që kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës”, thuhet në raport.
I dyshuari është liruar dhe rasti është në procedurë të rregullt.
Në Prishtinë dyshohet se ka ndodhur një vrasje në tentativë dhe organet e rendit kanë nisur hetimet.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se gjersa ka qenë duke lëvizur në rruge me veturë, është ndaluar nga një person i pa njohur me motoçikletë i cili pas një fjalosje, kishte shtënë me armë zjarri”.
Përpos dëmeve materiale njoftohet se nuk të lënduar.
Në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.
Në raport potencohet se autoritetet kanë nisur hetimet lidhur me dy vdekje në Prizren.
“Raportohet se pa shenja jete është gjetur ulur në rrugë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në tokë, i cili pas dhënies së ndihmës mjekësor është dërguar në Spitalin Rajonal Prizren, ku më pas ka ndërruar jetë”.
Në Podujevë një person është arrestuar, pasi që e ka therë me thikë një të mitur.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar- i mitur, pasi që me një mjetë të mprehtë ka therur viktimën mashkull kosovar i mitur”, kanë njoftuar nga Policia.
Viktima tregohet se ka pranuar tretman mjekësor dhe thika është sekuestruar. /Albanianpost.com