Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin 24 orësh se ka arrestuar një burrë për mos respektim të urdhrit të gjykatës.
Ai dyshohet të ja ketë uzurpuar banesën një personi tjetër.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti nuk e respekton vendimin e gjykatës për lirimin e banesës të cilën ia kishte uzurpuar viktimës mashkull kosovar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Sipas policisë i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Nacionale/