Poçaria artizanat gati në shuarje

Poçaria është një nga artizanatet gati në shuarje.

Luan Qukani me këtë profesion ka filluar të merret si fëmijë, dhe është gjenerata e katërt që e zhvillon zejen e poçarisë. Teksa natyrshëm dhe gati me sy mbyllur punon një vazo të luleve në qark, na tregoi se si e ka filluar këtë profesion.

Vazot dhe enët që punon janë nga më të ndryshmet si nga forma poashtu edhe nga madhësia, ai punon edhe enë të personalizuara, unikate me porosi. Tutje Luani na thotë se e ka të pamundur ta kujtojë se sa punime ka realizuar deri më tani.

Mbështeje ka marrë vetëm nga Bashkimi Evropian.

Ky poçar fatmirësisht nuk është i vetmi në Gjakovë, është edhe një tjetër, por që jashtë Gjakovës nuk ka mbetur më askush që merret me këtë zeje, që konsiderohet ndër zejet më të vjetra shqiptare.

Read Previous

​31 raste të reja me COVID-19

Read Next

20 marsi, dita e shëndetit oral