Sot në qendrën e mjekësisë familjare “Ereniku” në Gjakovë, po vazhdon imunizimi i qytetarëve me vaksinën anti-covid. Dihet se dje komuna e Gjakovës është furnizuar me 804 doza të reja të vaksinës Pfizer.
Qytetarëve përmes telefonit ju caktohet edhe termini per vaksinim, me qëllim të shmangjes nga pritjet e gjata dhe grumbullimit .
Kishte edhe qytetarë që nuk ishin të informuar për platëformen e-kosova dhe nuk arritën të vaksinohen.
Qytetarët duhet që të aplikojnë përmes platëformes e-kosova dhe të njëjtit kontaktohen në bazë të listës së dërguar nga Ministria e Shëndetësisë.