Planifikohet krijimi i Ligës Unike të veteranëve në hendboll

Ditë më parë  veteranët e hendbollit nga komuna e Gjakovës, kanë udhëtuar drejt Shqipërisë për të zhvilluar një ndeshje miqësore me Vëllazninë e Shkodrës. E një gjë të tillë e kanë shfrytëzuar për të shfaqur idenë për krijimin e një lige unike. Kështu thotë Uran Luzha i cili është nismëtar për krijimin e kësaj lige.

Luzha shpreson që kjo iniciativë të shpjerë në bashkëpunime edhe tek të rinjtë, pasi që Kosova qëndron më mirë sa i përket hendbollit dhe mund të jetë ndihmesë e madhe për Shqipërinë.

Një ligë e këtij niveli është mirëpritur nga përfaqësues të Kosovës, Maqedonisë së veriut dhe Shqipërisë, dhe shumë shumë shpejt pritet të fillojë organizimi i ndeshjeve, ka thënë tutje Luzha.

Read Previous

​41 pacientë të infektuar me HIV në repartin e Klinikës Infektive

Read Next

Varianti Omicron duhet t’i diktojë masat anti-COVID në Kosovë