Për rastin e plagosjes së tre personave të mërkurën mbrëma në Pejë është arrestuar një i dyshuar, ka njoftuar prokurori i rastit.
Ersan Qavolli, prokuror i rastit nga Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se i pandehuri tashmë i arrestuar dyshohet për dhënie të ndihmës për kryerjen e veprës penale.
Qavolli, ndër të tjera i ka thënë Betimit për Drejtësi, se i dyshuar kryesor i rastit është ende në arrati.
Prokurori i rastit nuk ka dhënë asnjë detaj për motivet e vrasjes së trefishtë në Pejë me arsyetimin e ndjeshmërisë së rastit.
Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit mbrëmjen e së mërkurës në Pejë.
Lajmin për Albanian Post, e kishte konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Tre të plagosurit aktualisht po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ku edhe i janë nënshtruar operimeve. /Albanianpost.com