Pioli: Dy ndeshjet ndaj Tottenham do të jenë më të rëndësishmet në karrierën time

Në funksion të ndeshjes kundër Tottenhamit në Champions League, të planifikuar për nesër në San Siro, trajneri i Milanit, Stefano Pioli , foli për “Sky Sport”: “Entuziazmi dhe energjia për të përballuar këtë fazë të 16-tës është kthyer. Duam të tregojmë vlerën tonë”.

Maldini ka dashur të përshëndesë të gjithë lojtarët. Sa është e rëndësishme?

“Gjithsesi, prania e tij është e vazhdueshme. Ai na jep motivim dhe këshilla që të përpiqemi të ndërtojmë një të tashme dhe të ardhme më të mirë. Ka shumë unitet”.

Çfarë ka mbetur nga muaji i krizës?

“Dëshira për të punuar së bashku dhe për të mos gjetur fajtorët. Ne duam të gjejmë zgjidhje për t’u rikthyer për të bërë më të mirën. Sot jam edhe më krenar për lojtarët e mi. Ndjenja e përkatësisë është e fortë.”

Çfarë ndeshje prisni?

“Mendoj se nga pikëpamja motivuese do të jetë e thjeshtë, por ndeshja do të jetë e komplikuar, duke qenë se përballemi me një kundërshtar të fortë me një trajner të fortë”.

A do të jetë ndeshja më e rëndësishme e karrierës suaj si trajner?

“Po, ato do të jenë.”

A do të jetë më e vështirë të mendosh se cilën skuadër mund të dërgojë Conte në fushë duke pasur parasysh dëmtimet e shumta në Tottenham?

“Unë nuk mendoj kështu, kudo që ka shkuar Conte ka dhënë gjithmonë mentalitetin dhe filozofinë e tij. Nuk ka mesfushorë startues, por klubet angleze kanë skuadra të shkëlqyera. Nga pikëpamja taktike, kundërshtari është i fortë”.

Si përgatiteni për intensitetin që do të vendosë Tottenham në fushë?

“Ne duhet të luajmë me më shumë ritëm. Ne e kemi përgatitur veten për të qenë në lartësinë e tij.”/ h.ll/abcnews.al

Read Previous

Xhaka: Nuk po mendojmë për City-n, jemi të fokusuar vetëm tek ekipi ynë

Read Next

PSG publikon listën ndaj Bayernit, hiqen dilemat për Messin dhe Mbappen