Xhaka: Nuk po mendojmë për City-n, jemi të fokusuar vetëm tek ekipi ynë

Arsenal-i do ta ketë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit këtë të mërkurë, ku do të përballet me rivalin direkt për titull kampion, Manchester City-n.

Topçinjtë aktualisht janë tre pikë më shumë në krye të tabelës së Premier League. Por ata mund të tejkalohen të mërkurën kur të përballen me ekipin e Pep Guardiola-s në “Emirates”.

Para kësaj ndeshje foli kapiteni i “Topçinjve”, Granit Xhaka, i cili tha se klubi duhet të fokusohet tek vetja dhe shtoi se nuk po mendojnë për rivalët e tyre.

“Nëse jemi të sinqertë, nuk po flasim për ta. Ne po shikojmë veten, ndeshje pas ndeshje. Nuk fituam të shtunën, morëm një pikë. Dhe e mërkura është e madhe – për ta dhe për ne. Pra, le të shohim”, tha Granit Xhaka.

Arsenali ishte afër fitores të shtunën ndaj Brentford, por këta të fundit barazuan rezultatin me anë të Ivan Toney, i cili shënoi 15 minuta para se të përfundonte ndeshja.

VAR është kritikuar për vendimin e tyre për të mos vendosur futbollistin e Brentford-it, Ethan Pinnock, në pozicion jashtë loje në momentin e shënimit të golit, duke lënë Xhakën dhe shokët e tij të zemëruar.

Që atëherë, shefi i arbitrave të Premier League ka kërkuar falje për “gabimet njerëzore” të VAR-it që çuan në dhënien e golit.

“Jemi të zhgënjyer sepse ajo që dëgjojmë është se bllokuesi ishte në pozicion jashtë loje, ku e kemi marrë lojtarin tonë”, ka vazhduar Xhaka.

“Nuk e di pse i ndryshojnë rregullat fundjavë pas fundjave”, shtoi mesfushori kosovar duke kritikuar arbitrat.

“Por është vendimi i arbitrit për të mos dhënë pozicion jashtë loje, vendimi ynë për të shënuar lojtarët, vrapuesit. Ne nuk e bëmë atë dhe ju pranoni një gol të tillë”, tha mes tjerash Granit Xhaka.

Standings provided by Sofascore

Kujtojmë që Arsenal-i ishte në një pozicion shumë komod në vendin e parë në Premier Leauge, por në dy ndeshjet e fundit ndryshuan gjërat për të keq për ekipin e Mikel Arteta-s.

Përveç barazimit në javën e kaluar, një xhiro më herët ata u mposhtën nga Evertoni – ekip i cili po kalon në një formë shumë të dobët.

Megjithatë, përballja e së mërkurës do të thotë shumë për dyja ekipet. Në rast se Manchester City e fiton derbin, atëherë ata do ta rrëmbenin përkohësisht vendin e parë (me pikë të barabarta), por skuadra londineze do ta ketë një ndeshje më shumë për ta zhvilluar. /Albanianpost.com

Read Previous

Pensionohet dr.Afrim Lama

Read Next

Pioli: Dy ndeshjet ndaj Tottenham do të jenë më të rëndësishmet në karrierën time