E re në moshë por edhe në botën e artit, megjithatë me elegancë e përkushtim, ia doli të paraqitet para publikut me koncertin e parë recital në piano. Në sallën e koncerteve në shkollën e muzikës “Prenk Jakova”, maturantja Lyra Pylla dhuroi një performacë pianistike për publikun në sallë, me 4 vepra të përzgjedhura nga kompozitorët gjermanë.https://www.syri-vision.tv/
Profesoresha Tringa Siqeca, e cila vazhdimisht punoi me Lyren për tu prezantuar para artdashësve sa më suksesshëm, përformancën e nxënëses së saj e cilësoi si ngjarje të rëndësishme në rrugëtimin muzikor.https://www.syri-vision.tv/
Me mbështetjen e familjes, Lyra premton që nuk do të ndalet. Synim kryesor i saj është që përmes notave të bukura të pianos të transmetojë vlera artistike edhe në koncertet tjera që janë gjithsesi pjesë e planeve të pianistes së ardhshme.https://www.syri-vision.tv/