Një rumune dhe një austriake kanë vdekur nga sulmet e peshkaqenëve brenda tri ditëve në brigjet e Detit të Kuq të Egjiptit.
Ministria e Jashtme e Rumanisë konfirmoi se një turiste vdiq gjatë pushimeve të dielën. Ndërsa, një grua austriake 68-vjeçare vdiq të premten në një tjetër sulm teksa po notonte pranë qytetit turistik të Hurghada.
“Dy gra u sulmuan nga një peshkaqen teksa po notonin në zonën Sahel Hachich, në jug të Hurghada”, tha të dielën Ministria e Mjedisit e Egjiptit, duke shtuar se një hetim ishte nisur.
Ndërkohë edhe anijet e peshikimit janë ndaluar në zonë.
Në vitin 2020, një djalë i ri ukrainas dhe një udhërrëfyes egjiptian u plagosën rëndë nga një sulm peshkaqeni.
Një turist nga Republika Çeke vdiq në brigjet egjiptiane në vitin 2018, tre vjet pasi një shtetas gjerman vdiq gjithashtu në Detin e Kuq.
/Euronews/