Policinë e Kosovës janë raportuar pesë raste të dhunës në familje. Sipas policisë, tri raste kanë ndodhur në Pejë, një rast në Prishtinë dhe një tjetër në Mitrovicën e Veriut.
Policia ka bërë të ditur se një i dyshuar është arrestuar për dhunë dhe sulme verbale ndaj familjarëve të tij. I dyshuari është dërguar në repartin psikiatrik të spitalit rajonal të Pejës.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë dhe sulme verbale ndaj familjarëve të tij dhe ka filluar të demoloj shtëpinë. I dyshuari pasi është intervistuar, me rekomandim të psikiatrit është dërguar në repartin psikiatrik në spitalin rajonal në Pejë, nën përkujdesje të forcave policore”, thuhet në njoftim.
Në rastin e dytë, dyshohet se një burrë ka ushtruar dhunë psikike ndaj një burri tjetër në familje.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, theksohet në njoftim.
Në rastin e tretë, një i dyshuar raportohet të ketë fyer dhe kanosur me thikë një burrë tjetër.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu në Prishtinë është raportuar se ankuesja femër kosovare pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Sipas policisë, viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
Edhe në Mitrovicë të Veriut është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi i shkakton probleme dhe e rrah ankuesen femër kosovare.
“I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa viktima së bashku me fëmijët e saj dërgohet në strehimore dhe i lëshohet urdhër mbrojtës”, njofton policia. /RTKlive