Pesë raste të armëmbajtjes pa leje në 24 orët e fundit

Pesë raste të armëmbajtjes pa leje, janë raportuar në polici brenda 24 orëve.

Katër nga të dyshuarit kishin pistoletë dhe fishekë, ndërsa njëri nga ta vetëm fishekët.

Njëra nga pistoletat është me gaz, ndërsa të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rastet janë nga Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Lipjani dhe njëri nga fshati Shtuticë të Gllogocit, bën të ditur raporti i policisë.

Personi nga Lipjani e ka deklaruar dhe dorëzuar vetë armën e tij. /Klankosova.tv/

Read Previous

Mbi 3 mijë euro para të falsifikuara deponohen në dy banka

Read Next

Lufta në Ukrainë/ 18 të vdekur dhe 130 të plagosur nga sulmet ruse në 24 orë