Pesë persona gjobiten pasi nuk e respektuan orarin e lëvizjes

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se është duke vazhduar me zbatimin dhe implementimin e masave kundër Covid-19.

Për moszbatim të masave, në 24 orët e fundit në zonën e përgjegjësisë të Stacionit Policor në Istog, nga zyrtarët policor, “janë shqiptuar pesë fletgjoba ndaj personave fizik me nga 200 euro, të cilët nuk e kanë respektuar orarin e lëvizjes sipas ligjit anticovid”.

Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-së./Gazetasinjali

Read Previous

Superkompjuteri parashikon fituesin e Premier Ligës angleze

Read Next

120 vjet nga botimi i gazetës ‘Drita’