Persona të armatosur vranë të shtunën një fëmijë dhe gjashtë persona të tjerë pasi sulmuan një vendpushim në shtetin qendror meksikan të Guanajuato, thanë autoritetet, në një rajon gjithnjë e më të rrënuar nga dhuna e kartelit të drogës.
Sulmi ndodhi në një vendpushim të mbushur me palma në qytetin e vogël të Cortazar, rreth 65 kilometra në jug të qytetit Guanajuato, raporton Reuters.
Nuk ishte e qartë se kush ishte prapa të shtënave që vranë shtatëvjeçarin, tre burra dhe tre gra, tha departamenti i sigurisë lokale i Cortazar. Një person ka mbetur i plagosur rëndë në resortin La Palma.
/KlanKosova/