Përshkallëzohet konflikti Mamdani-Netanyahu para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Para udhëtimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, konflikti mes kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe kryetarit të bashkisë së New Yorkut, Zohran Mamdani, është rikthyer sërish.

Të martën, Netanyahu ka publikuar një video në rrjetet sociale ku akuzonte Mamdanin se e mbështet Hamasin dhe se “nxit trazira kundër hebrenjve të New Yorkut”. 

Netanyahu ka deklaruar po ashtu se do të shkojë në OKB “për të thënë të vërtetën rreth ushtarëve tanë heroikë dhe për të thënë të vërtetën rreth jush”. 

Netanyahu e ka përdorur tashmë Mamdanin në fushatën e tij zgjedhore, përmes një billbordi ku shkruhej: “Ata duan që Netanyahu të humbasë. Mos i lini të fitojnë”.

Një ditë më parë, Mamdani i ka intensifikuar kritikat ndaj Netanyahut, duke e quajtur kriminel lufte, ndonëse e ka pranuar se nuk e ka autoritetin për ta arrestuar liderin izraelit gjatë qëndrimit të tij në New York, një veprim që ai kishte premtuar ta kryente gjatë fushatës për kryetar bashkie. 

Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhërarrest për Netanyahun dhe liderë të tjerë izraelitë në vitin 2024, por SHBA-ja nuk është anëtare e kësaj gjykate dhe e ka bërë të qartë se nuk do ta arrestojë Netanyahun.

Netanyahu dhe Mamdani kanë rivalitet të gjatë dhe publik. 

Arritja e Netanyahut në New York për fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, të enjten, pritet të shkaktojë protesta. 

Read Previous

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Ben-Meir: Apelimi duhet të jetë kryesisht një proces juridik

Read Next

Kontratë e re për Artetan, rritje page tek Arsenali