Përfshihet nga flakët avioni rus me pasagjerë

Pasagjerët e një avioni rus kanë kaluar momente të tmerrshme në Antalia të Turqisë, kur mjeti fluturues u përfshi nga flakët.

Zjarri u shfaq në motor teksa avioni po ulej në pistë, teksa ekipet e shpëtimit arritën të evakuojnë në kohë të 79 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit.

Avioni udhëtonte nga Soçi në Antalia, ndërkohë që një hetim ka nisur për shkaqet e zjarrit në motor.

Pista e aeroportit të Antalias u mbyll përkohësisht për shkak të këtij incidenti dhe shumë fluturime u devijuan në aeroporte të tjera. (A2 Televizion).

Read Previous

Presidentja Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi

Read Next

”Më kanë fyer, pati sulme raciste ndaj meje”