Përfituesit e skemave sociale nuk kanë nevojë të riaplikojnë për muajin shtator

1030 është numri i familjeve të cilat janë të regjistruara si përfituese të skemës sociale nga komuna e Gjakovës. Këto familje janë liruar për t’u paraqitur tek zyret përkatëse për riaplikim, edhe për muajin shtator, sepse  atyre do të ju vazhdohet ripërtrirja e dokumenteve pa prezencë fizike. Kjo gjë është bërë e ditur pas vendimit të lëshuar nga Ministria e Financave, punës dhe transfereve.

Ndërkohë kjo nuk vlen për familjet që nuk janë pjesë e përfituesve, ata që duan të aplikojnë për t’u bërë pjesë e përfituesve potencial të skemës sociale, duhet të paraqiten në qendrën për punë sociale.

Komani po ashtu ka njoftuar se është shtuar vlera e mjeteve të asistencës sociale, edhe për 30 %.

Vlera e asistencës sociale të përfituar bashkë me rritjen e fundit, varet nga numri i anëtarëve të familjes.

Read Previous

Në rrugën “Beqir Kastrati” mungon ndriçimi

Read Next

Gazetarja e BBC, Yalda Hakim që shpëtoi studentët afganë: Ia kisha borxh vendit tim!