Banorët e rrugës “Lekë Dukagjini”, probleme me ndriçimin publik nga tetori 2025
Qytetarët në rrugën “Beqir Kastrati” në Gjakovë, thonë se ka dy vite që mungon ndriçimi dhe sinjalistika horizontale, edhe pse kjo rrugë është shumë e frekuentuar dhe ndodhet në qendër të qytetit.
Atë që e pohuan qytetarët e dokumentojnë edhe pamjet e xhiruara nga kamera e Syrit. Kështu duket rruga “Beqir Kastrati” natën pa ndriçim dhe pa shënjëzim, qytetarët shpresojnë që zgjidhja e problemit të bëhet sa më parë.
Gjatë javës së ardhshme, ekipi i Syrit do të kontaktojë zyrtarë komunal për të kuptuar më shumë se pse kjo rrugë është pa ndriçim dhe sinjalizim publik.