Përballje interesante këtë vikend në Superligën e basketbollit vendor

Në fundjavë zhvillohet xhiroja e 12-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja e parë e kësaj jave do të zhvillohet mes Yllit dhe Vëllaznimit, ku të dy skuadrat janë në formë të lartë. Therandasit në gjashtë ndeshjet e fundit kanë pesë fitore, kurse kuqezinjtë në shtatë ndeshjet e fundit kanë gjashtë fitore. Tani të dy skuadrat kanë nga gjashtë fitore e pesë humbje, duke kërkuar fitoren e shtatë në këtë edicion.

Dueli i dytë i së shtunës është ndërmjet skuadrave me traditë në basketbollin e Kosovës, Bashkimit dhe Prishtinës. Prizrenasit kanë katër fitore e shtatë humbje, kurse prishtinasit gjashtë fitore e pesë humbje.

Të dielën Istogu do të ndeshet me Pejën. Istogasit kanë një fitore e dhjetë humbje, ndërsa kampionët e Kosovës tani renditen në vendin e dytë me tetë fitore e tri humbje.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është ndërmjet Trepçës dhe Prizrenit. Mitrovicasit janë në vendin e parë me nëntë fitore e dy humbje, kurse prizrenasit kanë katër fitore e shtatë humbje.

/klankosova/

Read Previous

MD: Tre module të reja i janë shtuar bazës së të dhënave, për evidentimin e rasteve të dhunës në familje

Read Next

Konfiskohen 490 euro false, ishin monedha metalike nga 2 euro