Konfiskohen 490 euro false, ishin monedha metalike nga 2 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar para false në fshatin Preoc të Graçanicës.

Paratë e konfiskuar kanë qenë monedha metalike 2 euro, vlera e të cilave arrinte 490 euro.

“Ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka raportuar se nga klient të ndryshëm janë deponuar monedha metalike 245×2€ në vlerë 490 € të cilat dyshohet se janë të falsifikuara”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se monedhat janë konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar./Telegrafi/

Read Previous

Përballje interesante këtë vikend në Superligën e basketbollit vendor

Read Next

Sylvinho flet për ‘grupin e vdekjes’ dhe shanset për fitore: Në futboll mund të ndodhë gjithçka