Për veshjet tradIcionale ende ka kërkesa, e të cilat me dashuri i punon zonja Samile Tabaku

Një ndër artizanatet më të bukura e që është punuar nga shumë gra, është arti i të punuarit me ari e gjilpërë. Identifikimi i një nuse dhe zona nga e cila kishte prejardhjen bëhej përmes kësaj veshjeje dikur, pasi etnosi jonë është shumë i pasur dhe çdo zonë sado e vogël kishte elementet e saj të veçanta. Por gjërat kanë ndryshuar kohëve të fundit.  Kjo zonjë me këtë profesion merret që 20 vjet, ajo këtë e ka trashëguar nga nëna e saj dhe sot e asaj dite këtë punë e bënë me dashurinë më të madhe.  

Ky art për më tepër punohej dhe vazhdon të punohet vetëm në Gjakovë, e nga këtu shpërndahet në të gjithë Kosovën, kryesisht kërkesat më të madha vijnë nga qyteti i Prizrenit tha zonja Tabaku.

Tani është sezona e punës, pasi siç dihet dasmat bëhen kryesisht në verë, dhe koha më e madhe për këtë zonjë shkon duke punuar, në mënyrë që kur të vijë koha e shitjes ato të jenë të gatshme për treg. Ajo gjithashtu tha se ky është profesioni i vetëm që e bënë, duke cekur që punimet e dores janë të vështira por që paguhen pak. Samilja thotë se dashuria për këtë art e mund edhe punën e lodhshme.

Read Previous

Përveç rrymës, u shtrenjtuan edhe drunjtë e peleti, çmimet krahasuar me vitin e kaluar

Read Next

Gjatë kësaj jave janë administruar 296 vaksina anti-covid, në Gjakovë