Për herë të parë mbahet tryeza rajonale për partneritetet publiko-private

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka organizuar tryezën e parë rajonale me temë avancimin e partneriteteve publiko-private. Kjo tryezë, siç thuhet në njoftimin për media, shërbeu si platformë e diskutimeve ndërmjet politikëbërësve, përfaqësuesve të institucioneve financiare dhe ekspertëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Turqia.

Pjesë e kësaj tryeze, siç njofton MFPT, ishin zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Avni Zogiani, drejtori i Departamentit Qendror të PPP Arton Ahmeti, drejtori i Planifikimit në Departamentin e Koncesioneve në ATRAKO – Shqipëri Besart Buza, asistentdrejtori në Agjencinë e Investimeve në Malin e Zi Andrej Lakic, drejtori i Qendrës së PPP në Stamboll Eyüp Vural Aydin, si dhe ekspertët nga SIGMA.

Përgjatë dy ditëve të konferencës, përfaqësuesit e shteteve të pranishme kanë ndarë eksperiencat, sfidat dhe rekomandimet e tyre për zbatimin efektiv të modelit të PPP në rajon.

Gjithashtu, pjesëmarrësit diskutuan sektorët më të përshtatshëm për zbatimin e projekteve të llojit PPP dhe hartuan disa rekomandime për zhvillimin e këtyre projekteve në të ardhmen, njofton MFPT./rtklive

Read Previous

`Gjermani 2024`,UEFA ndalon tifozët e Shqipërisë të marrin fruta në stadium

Read Next

​Maqedonci në Budapest: Përgjegjësit për Banjskën nuk janë ndëshkuar ende