Si rrallëherë e kemi parë këtë zbrazëti në qendrën e vaksinimit “Fehmi Agani” në Gjakovë. Disa nga sportelet e ekipeve ishin në pritje për persona të cilët duhet drejtuar në këtë qendër për tu vaksinuar e disa mantelbardhë të tjerë veç ishin duke kryer punën për të cilën janë të thirrur. Një nga mjekët e këtushëm na tregoi se vetëm për këto dy ditë janë vaksinuar rreth 600 persona, 80% prej tyre me dozën e dytë të vaksinës anti-covid.
Nga këtu u informuam se dita e shtunë e javës së kaluar ishte një nga ditët më kulminante sa i përket personave që u vaksinuan. Vetëm përgjatë ditës së shtunë në këtë qendër u vaksinuan 1381 persona.