Gastronomët në pritje për t’u takuar me Ministrinë e Shëndetësisë

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës është duke pritur që dy javë një konfirmim për takim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Në një prononcim për Reporteri.net, sekretari gjeneral i Shoqatës së Gastronomëve, Arian Vranica ka treguar se cilat do të jenë kërkesat e tyre karshi Ministrisë së Shëndetësisë.

“Realisht jemi duke pritur konfirmim prej MSH-së për takim, tashmë që dy javë. Kanë thënë se kishin agjendë të përcaktuar, po besojmë që do të ketë, por të shohim tash”

“Është heqja e orës policore, funksionimi i bizneseve sipas rregullorëve komunale për orarin e bizneseve dhe rritja e shfrytëzimit të kapacitetëve në hapësirat e brendshme, sigurisht me njërën nga dëshmitë për klientët”, u shprehë Vranica.

Duke e parë se javët e fundit rastet pozitive me Covid 19 kanë shënuar rënie, po kërkohet që të zbuten masat dhe të largohet ora policore./Reporteri.net

Read Previous

Për dy ditë në Gjakovë janë vaksinuar 600 persona

Read Next

Si do të organizohet mësimi një ditë pas zgjedhjeve ?