Pas 40 viteve përvojë pune në një cermoni me përplot emocione, mirënjohje e lavdërime është pensionuar dje inxhinieri i dalluar i cili dha një kontribut të çmuar në historikun e ujësjellësit KRU “Gjakova”.
Faruk Polloshka ishte i punësuar si Inxhinier për Planifikim dhe Zhvillim ku me punën dhe angazhimin e tij ishte një figurë e rëndësishme në realizimin e shumë projekteve jetike që sot gëzojnë konsumatorët e KRU “Gjakova”.
Vlen të përmendet se z.Faruk Polloshka ishte Kryeshefi i Parë pas periudhës së Luftës i cili udhëheqi ujësjellësin nga periudha 1993-2002.
Në fjalën e tij përshëndetëse ndër të tjera z.Polloshka u shpreh se ndihet i lumtur për vitet e kaluara në shërbim të popullatës dhe eksperiencën e ndarë sëbashku në realizimin e shumë projekteve të suksesshme.
“Ju falënderoj të gjithëve për gjithçka, duajeni vend punimin tuaj si shtëpin tuaj të dytë sepse vetëm atëherë sukseset nuk mungojnë”.