Pejë: Hidhet granatë dore në një objekt

 Një granatë dore është hedhur pas mesnate në një objekt në Pejë. Lajmin për RTKLive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova tha se rasti ka ndodhur në rrugën “Besnik Lajqi”, teksa nuk raportohet për persona të lënduar nga ky sulm.

“Sot rreth orës 02:05 minuta, Policia është informuar nga viktima se në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë, në një lokal, dyshohet se persona të panjohur kanë gjuajtur një mjet shpërthyes, në objektin e tij që dyshohet të jetë granatë dore. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, njësitet relevantë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe për rastin është njoftuar po ashtu edhe Prokurori i Shtetit”, tha ai.

Rugova theksoi se policia është në kërkim të personave të dyshuar, kurse rasti cilësohet si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. /RTKlive

Read Previous

Gara për vendin shtesë në Ligën e Kampionëve, Anglia e para, Italia e dyta

Read Next

Sonte zhvillohen ndeshje mjaft interesante në basketbollin kosovar