Pasi dështoi tri herë, në tentativën e katërt, Kuvendi e miraton edhe një projektligj

Pasi që dështoi tri herë të kalonte, Projektligji për Masat për Uljen e Kostos së Shtrirjes së Rrjeteve të Komunikimeve Elektronike të Shpejtësisë së Lartë u vë sërish në votim, për t’u miratuar në herën e katërt.

“Pasi që paskemi një kuorum të bujshëm, po e rikthejmë në votim edhe një pikë të rendit të ditës që na ka mbetur”, tha duke qeshur kryekuvendari, Glauk Konjufca, kur e risolli në votim këtë projektligj.

Ky projektligj u votua me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim./Gazeta Sinjali/

Read Previous

Muzeu i Madridit me koleksion për të pasqyruar larminë e shekullit të 19-të

Read Next

Kuvendi miraton: Projektligjin për Tregti me Jashtë dhe Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Automjete