Pas 40 vjetësh pastrohet rrjeti i kanalizimit në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë

Krahas punimeve qe janë duke u realizuar në renovimin e disa reparteve, Spitali i përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë ka filluar edhe më përmirësimin e infrastrukturës së jashtme. Për herë të parë po bëhet pastrimi gjeneral i rrjetit të kanalizimit. Menaxhmenti i këtushëm  thotë se një gjë e tillë nuk është bërë që nga ndërtimi i spitalit dhe tani pas 40 vjetësh po pastrohen gjithsej 35 puseta dhe komplet rrjeti i kanalizimit. Kompania e kontraktuar po bën pastrimin e pusetave dhe ndërkohë përmes pajisjeve të sofistikuara është duke e filmuar të gjithë këtë proces për të parë punën që po realizohet.

Shala tutje ka thënë se përmes këtyre investimeve synohet jo vetëm përmirësimi i tërësishëm i infrastrukturës dhe kushteve të punës së këtij institucioni por edhe ofrimi i shërbimeve shëndetësore do të jetë me standarde më bashkëkohore.

Read Previous

​Dialogu Kosovë-Serbi, një takim i mundshëm në javën e dytë të dhjetorit në Bruksel

Read Next

Parashikimi i motit