Parashikimi i motit për ditët në vijim në Gjakovë

Foto: Valon Nixha

-2 deri në 9 gradë celsius ka variuar temperatura gjatë ditës së sotme kurse I ftohti dhe rrezet e kohë pas kohshme të diellit kanë karakterizuar këtë të martë.

Për nesër parashihet të mbajë mot me diell kurse temperatura më e ulët do shënohet -2 gradë celsius e ajo më e larta 10 gradë celsius.

Moti me diell do të mbizotërojë të enjtën kurse temperatura do lëvizë nga -1 e deri 13 gradë celsius.

2 deri në 13 gradë celsius do të variojë temperaturat gjatë së premtës duke u shoqëruar nga moti me diell e vransira kohë pas kohe.

Të shtunën parashihen reshje shiu ndonësë temperatura më e lartë do arrijë në 13 gradë.

1 gradë celsius do shënohet temperatura më e ulët gjatë së dielës, ditë kjo e cila do të karakterizohet nga mëngjësi vranët e mesditë me diell.

Të hënën e javës së ardhshme parashihet mot me diell e vransira të kohë pas kohshme kurse temperatura do lëvizë nga 3 deri në 12 gradë celsius.

Më poshtë grafika e motit për ditët në vijim në Gjakovë.

Read Previous

Rritja e shpejtë e ChatGPT-së tërheq vëmendjen e ligjvënësve amerikanë

Read Next

Bëhet publike oferta e Elon Musk për ta blerë Manchester United-in