Bëhet publike oferta e Elon Musk për ta blerë Manchester United-in

Elon Musk ka rikthyer interesimin për të blerë Manchester Unitedin nga Familja Glazer.

Pronari i Tesla dhe Twitter edhe më parë kishte bërë të ditur se e sheh si mundësi blerjen e njërit prej klubeve më të mëdha në Ligën Premier.

Sipas asaj që raporton MailSport, Musk është i gatshëm që të ofrojë mbi pesë miliardë euro për blerjen e Manchester United.

Kjo ofertë është larg asaj që kërkojnë Familja Glazer, pasi duan mbi tetë miliardë euro për të dhënë dritën e gjelbër për shitjen e klubit.

Pronari i dy kompanive gjigante rivalizohet edhe nga pronarët e Paris Saint-Germain, që raportohet se janë të gatshëm të ofrojnë shumën e kërkuar prej pronarëve të United.

Musk njihet si një person kontrovers, pasi muaj më parë ai postoi në Twitter se po e blenë Manchester Unitedin, ndërsa çaste më vonë kishte thënë se ishte një shaka. /Telegrafi/

Read Previous

Parashikimi i motit për ditët në vijim në Gjakovë

Read Next

Google pritet të zgjerojë përpjekjet kundër dezinformimit në Evropë