Parashikimi i motit për 5 ditë

Rënie e temperaturave dhe të reshura javën vijuese. Reshje shiu e herë herë edhe bore. Më shumë reshje bore viseve malore.

Ndryshimi i motit, me më shumë qarkullim ajror, sjell deri tek një përmirësim të cilësisë së ajrit. Indeksi do të kaloj edhe në vlera të pranueshme dhe të mira, e vetëm orëve të mbrëmjes vlerat e çastit mund të kalojnë në të dobëta dhe shumë të dobëta.

Datat:

9.01 – Intervale me diell në mëngjes. Ditën vransirat shtohen, e në mbrëmje priten edhe reshje lokale shiu.

10.01 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe nga mesdita reshje lokale të dobëta shiu.

11.01 – Kryesisht vranët. Kohëpaskohe priten reshje lokale shiu, apo të përziera edhe me borë orëve të mëngjesit.

12.01 – Kryesisht me vransira. Në mbrëmje reshje të dobëta shiu, që më vonë edhe shndërrohen në borë.

13.01 – Kryesisht me vransira.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet -1C e 3C, e ato maksimale zbresin përreth vlerave mesatare, nga 8C, të hënën, deri në 4C e 5C.

Do të fryjë erë mesatare dhe e fuqishme nga juglindja 6-16m/s, e të martën ndryshon drejtimin nga verilindja.

Shtypja atmosferike pëson rënie të thellë deri ditën e martë, më pas luhatet përreth dhe mbi vlera normale./Reporteri.net/

Read Previous

Flamuri shqiptar në Metropolitan Opera, Ermonela Jaho: Ndjehesha sikurse të isha në shtëpi

Read Next

12 raste të reja me COVID-19 në Kosovë