Parashikimi i motit

Vikendi i parë i shtatorit do të jetë me mot të ngrohët.

Të dielën, Gjakova e Kamenica do të jenë dy qytetet me temperaturën më të lartë prej 30 gradë Celsius, ndryshe nga qytetet e tjera të cilat do të kenë temperatura mes 26 dhe 29 gradë, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik.

Po ashtu, do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i juglindjes si dhe vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor.

/klankosova/

Read Previous

Mali i Zi, ekspertët: Ndërhyrjet nga jashtë po vonojnë formimin e qeverisë së re

Read Next

Jetmir Topalli debuton me gol te Manisa