Papa Leo XIV ka nisur zyrtarisht përdorimin e rrjeteve sociale të Vatikanit, duke bërë postimin e tij të parë në Instagram të martën.
Në këtë mesazh të shkurtër, por simbolik, ai ka përsëritur fjalët e para që tha pas zgjedhjes si Papë: “Paqja qoftë me ju të gjithë.”
Postimi u shoqërua me një përzgjedhje fotografish që dokumentojnë momentet e para të shërbimit të tij si kreu i Selisë së Shenjtë, duke reflektuar qasjen e tij të hapur dhe të afërt me besimtarët.
Vatikani ka bërë të ditur se postimet e mëparshme të Papa Françeskut do të ruhen dhe do të mbeten pjesë e arkivit digjital. Llogaritë zyrtare të Selisë së Shenjtë në rrjetet sociale filluan të funksionojnë për herë të parë në vitin 2012, gjatë pontifikatit të Papa Benediktit XVI.
Menaxhimi i këtyre platformave bëhet nga zyrtarë të posaçëm të Vatikanit, të cilët postojnë në emër të papës.