Për ditën ndërkombëtare të Muzeut, Shoqata Bjeshkatare Alpiniste “Mountain Hikers” dhe Muzeu Etnografik, Gjakovë, në bashkëpunim me komunën e Gjakovës, organizon hapjen e sezonit turistik duke organizuar Panairin tradicional.
Ky aktivitet do mbahet me datë 28.05.2021, në orën 17:00-22:00 në lumin “Krena” dhe ka karakter promovues të kulturës artizanale, traditës dhe turizmit në qytetin e Gjakovës. Qëllimi i Panairit është informimi i qytetarëve rreth planeve, projekteve, shërbimeve turistike që do zhvillohen gjatë vitit 2021-2022!