Osmani përplaset me Vuçiqin, tensione në Brdo-Brijun

Siç raporton medium serb “Novosti” duke cituar burimet, fillimi i samitit të Brdo-Brijunit u zhvillua në tensione.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe anëtari boshnjak i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Shefik Gjaferoviq, u përplasën me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, njofton Klan Kosova.

Novosti shkruan se përplasjet filluan pasi pjesëmarrësit në samit morën iniciativën në fillim për të miratuar vendime sipas të cilave kufijtë në rajon janë të pandryshueshëm dhe të cilat Vuçiq i kundërshtoi paraprakisht.

Read Previous

Gjakovë, 4 raste pozitive me Covid-19

Read Next

Aksionet e Netflix në rënie pas pandemisë, përballen me konkurrencë të fortë