Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se votimi i fshehtë lejohet pse se duhet të ketë konsensus në mes të deputetëve për këtë procedurë të votimit.
“Lejohet si mundësi por duhet me pas vendim të seancës, të pyeten deputetët”, është shprehur Osmani në një deklarim për media pas ceremonisë së betimit të 18 kadetëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ajo ka thënë se nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet brenda afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese do të ketë pasoja.
Osmani të mërkurën dhe të enjten ka zhvilluar konsulta me partitë politike për bllokadën në Kuvend.
Osmani u ka kërkuar liderëve të partive politike që deri në fund të korrikut të gjejnë zgjidhje për bllokadën me konstituimin e legjislaturës së re.